14 Maj 2024

Miratohet Projektligji për bankat dhe institucionet mikrofinancaire

Prishtinë, 12 prill - Kuvendi i Kosovës, vetëm me votat e koalicionit qeverisës, miratoi sot Projektligjin për bankat dhe institucionet mikrofinancaire. Në shenjë pakënaqësie për futjen në rend dite të këtij projektligji, deputetët e opozitës e bojkotuan seancën.

Pozita dhe opozita edhe sot ishin të ndara rreth ligjit për bankat dhe institucionet mikrofinanciare. Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, kërkoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës, për arsye se sipas tij marrëveshja ka qenë që projektligji të ndryshohet dhe kjo nuk është bërë.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se javën e kaluar ishin marrë vesh vetëm ta shtyjnë shqyrtimin e projektligjit për seancën e radhës. Ai tha se në bashkëpunim me FMN-në kanë arritur të bëjnë një ndryshim plotësim të projektligjit dhe se organizatat joqeveritare që kryejnë aktivitete tjera jofinanciare, nuk janë subjekt i këtij ligji. Duke kërkuar miratimin nga ana e deputetëve, Grabovci, tha se në këtë mënyrë Kosova do të përfitojë 160 milionë euro investime dhe donacione nga ky mekanizëm.

Opozita nuk u pajtua për të vazhduar shqyrtimin e projektligjit ndaj e bojkotoi seancën. Kurse koalicioni qeverisës vazhdoi punën. Muhamet Mustafa, nga koalicioni për Kosovë të re, tha se likuidimi i OJQ-ve, edhe atyre mikrofinanciare, përveç dispozitave të këtij ligji, duhet të zbatohen edhe dispozitat e ligjit mbi OJQ-së, që të mos shkaktohet konflikt mes këtyre dy ligjeve. Kryetarja e komisionit për buxhet dhe financa, Safete Hadërgjonaj, tha se tek OJQ-të jofinanciare, kapitali i dhuruar nëse nuk kthehet, duhet të shpërndahet për qëllime bamirësie, sipas planit të miratur nga BQK-ja.

Pas shqyrtimit dhe miratimit nen për nen, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, kërkoi nga deputetët ta votojnë atë.

“Pro votuan 55 deputetëve, kundër nuk kishte, ndërkaq 4 deputetë abstenuan. Miratohet ligji”, tha Krasniqi.

Përveç opozitës edhe pjesëtarët e shoqërisë civile e kanë kundërshtuar këtë projektligj, duke paralajmëruar se në rast të miratimit, do të kërkojnë nga presidentja që të mos e nënshkruajë atë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)