08 Nëntor 2024

Miratohet produkti i skemës së incentivave për ANP “Adem Jashari”

 Prishtinë, 22 shkurt - Komiteti për Partneritet Publik Privat sot ka mbajtur takimin e rregullt, ku është diskutuar Raporti tremujor i rregullt financiar i ANP \"Adem Jashari\", Projekt propozimi i parkingut nëntokësor të Fakulteti Filozofik, i paraqitur nga Komuna e Prishtinës si dhe propozimi i produktit të ri të incentivave për ANP “Adem Jashari”.

Komiteti për Partneritet Publik Privat gjatë takimit shqyrtoi projektin e Komunës së Prishtinës për parkingun nëntokësor dhe në bazë të kërkesës nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, kërkoi nga Komuna e Prishtinës trajtimin e kësaj kërkese.

KPPP vendosi që Projekt propozimi i parkingut nëntokësor të Fakulteti Filozofik të shqyrtohet nga KPPP, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet KK Prishtinë dhe UP “Hasan Prishtina”.

Komiteti për PPP shqyrtoi dhe miratoi produktin e ri të skemës së incentivave për ANP “Adem Jashari”, nga i cili priten përfitime të konsiderueshme nga mundësimi i linjave dhe destinacioneve të reja ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)