07 Nëntor 2024

Miratohet plani për punësimin e të rinjve

Prishtinë, 5 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e fundit ka miratuar Planin e Veprimit për Rritjen e Punësimit të të Rinjve 2018-2020, plan ky ndërsektorial, hartimi i të cilit është udhëhequr nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica prezantoi objektivat kryesore të planit që përfshijnë, rritjen e qasjes së të rinjve në tregun e punës, rritjen e punësimit përmes zhvillimit të ndërmarrësisë, harmonizimin e arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës dhe ofrimin e shërbimit të orientimit dhe këshillimit në karrierë, si dhe ngritjen e cilësisë së mësimit praktik në shkollë dhe praktikës profesionale jashtë shkollës. 

Duke qenë se Plani për Punësimin e të Rinjve është paraparë edhe në Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe në Agjendën Evropiane, ministri Reçica tha se miratimi i tij i hap rrugë Kosovës drejt perspektivës evropiane

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)