Miratohet marrëveshja financiare për IPA 2016
Prishtinë, 4 tetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës me 97 vota pro miratoj sot Marrëveshjen financiare për IPA 2016.
Me këtë rast Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka falenderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për mbështetjen që i dhanë sot me votë pro, Marrëveshjes financiare për IPA 2016, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ministrja Hoxha ka theksuar se Marrëveshja IPA 2016, ndërmjet Kosovës dhe BE-së i sjellë vendit 71,15 milionë euro.