Miratohet Koncept Dokumenti për Pijet Alkoolike
Koncept Dokumenti për Pijet Alkoolike është dokumenti i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme.
Ky Koncept dokument ka për qëllim krijimin e kornizës ligjore për parimet e përgjithshme që kanë të bëjnë me regjistrimin, prodhimin, përpunimin, treguesit gjeografik të mbrojtur, kualitetin, përshkrimin, prezantimin, etiketimin, importimin, eksportimin e pijeve të forta alkoolike në Republikën e Kosovës.
Objektivat e këtij koncept dokumenti synojnë përmirësimin e cilësisë dhe standardit të pijeve alkoolike dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e këtij sektori me ndikim në zhvillimin e bujqësisë, punësimit në këtë sektor, rritja e efikasiteti dhe aftësisë konkurruese të prodhuesve të pijeve alkoolike në Republikën e Kosovës.