13 Maj 2024

Miratohet ideja për blerjen e produkteve vendore nga institucionet

Prishtinë, 2 tetor - Sot, u mbajt mbledhja e pestë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila.

Në këtë takim u diskutuan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë promovimin dhe shtytjen përpara të reformave strukturore ekonomike të cilat garantojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për Kosovën dhe mirëqenie sociale.

Fillimisht, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Kusari- Lila, i informoj antarët e KKZHE-së për fillimin dhe procesin e negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë.

“Kjo është hera e parë që institucionet e Kosovës negociojnë një marrëveshje të lirë tregtare me një vend tjetër. Ne, kemi insistuar që pjesë e negociatave të jenë edhe shërbimet dhe jo vetëm produktetet” – tha ministrja Kusari – Lila.

Qysh nga takimet e para të KKZHE-së, është diskutuar për shkurtimin e një numri të licencave, me qëllim të lehtësimit të bërjes biznes. Në mbledhjen e pestë, nga Zyra e Kryeministrit u prezantua Udhëzuesi për Vlerësim dhe Rishikim të Lejeve dhe Licencave, i përgatitur nga Grupi Punues, i themeluar nga KKZHE. Pas miratimit me unanimitet të Udhëzuesit, u dakorduan që Ligji për Leje dhe Licenca të finalizohet deri në fund të këtij muaji.

Më tutje, Ministri i Pylltarisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci, prezantoi Politikat Bujqësore dhe Reformat në rritjen e produktivitetit bujqësor si dhe qasjen financiare. Fokusi i prezantimit ishte skema e “Garantimit të pjesshëm të kredisë”.

Zëvendëskryeministrja Kusari – Lila prezantoj rëndësinë e rritjes së blerjes së produkteve dhe shërbimeve vendore nga ana e institucioneve të Kosovës, iniciativë kjo e ardhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila është përmendur edhe nga Asociacionet e Biznesit.

“Në një ekonomi të brishtë siç është kjo e Kosovës, do të duhej një politikë e cila i obligon të gjitha institucionet qeveritare të përdorin produkte që janë prodhim vendor në kontratat publike”, tha udhëheqsja e këtij Këshilli.

Ajo tregoi praktikat e rajonit, BE-së dhe SHBA-së të cilët kanë ligjin për blerjen e produkteve të vendeve të tyre përkatëse.

Kjo ide e elaboruar detajisht me të gjitha shpenzimet që janë bërë deri më tani dhe me përfitimet që mund ti kenë prodhuesit vendor është mriëpritur nga të gjithë antarët e këshillit e cila u miratua me unanimitet.

Shumë studime ekonomike potencojnë faktin se funksionimi i gjyqësorit në Kosovë është i një rëndësie të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në mënyrë specifike në qasjen në financa dhe lehtësimin e kredi-dhënies.

Bazuar në këtë pjesë e këtij këshilli ishte edhe përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës para të cilit u adresuan çështjet lidhur me marrjen e vendimeve gjyqësore dhe afati kohor i ekzekutimit të tyre.

Agim Maliqi, antarë i Këshillit Gjyqësor tregoj se përkundër numrit të madh të lëndëve të pazgjidhura, konsideron se trendi i numrit të vendimeve të ekzekutuara është pozitiv.

Udhëheqësja e KKZHE-së Kusari – Lila propozoj që Këshilli Gjyqësor të jetë kohë pas kohe në këto takime, me qëllim që t’i informoj antarët e këshillit për proceset gjyqësore duke e konsideruar si tejet të rëndësishëm në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik.

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është organi kryesor këshillues dhe vendimmarrës për politikat ekonomike dhe reformat, i cili mbahet çdo muaj.

Ky këshill përbëhet nga Kryeministria, 11 ministri, Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, tri asociacione të biznesit, si dhe nga donatorë të jashtëm të cilët po e ndihmojnë Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)