19 Nëntor 2024

Miratohet buxheti për vitin 2014

Prishtinë, 26 dhjetor - Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar buxhetin për vitin 2014. Më 57 vota për, 48 kundër dhe 1 abstenim buxheti është votuar.

Në fillin të diskutimeve rreth këtij projektligji, ministri i Financave, Besim Beqaj, ka kërkuar që të hiqet amendamenti i tetë, i cili ka pasur të bëjë me privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Kërkesës së Beqajt rreth heqjes se këtij amendamenti i ka paraprirë dakordimi i shefave të grupeve parlamentare rreth kësaj çështje. Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2014 është 1 miliardë e 590 milionë euro.

Kryeministri Thaçi , falënderuar të gjithë deputetët për debatin e tyre konstruktiv dhe votimin e buxhetit për vitin 2014.

“Ky buxhet është në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe do të shfrytëzohet për zhvillim ekonomik, krijim te vendeve të punës, reforma demokratike dhe mirëqenie të gjithëmbarshme”, ka shkruar ai në rrjetin në facebook.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)