Miratohen 8 kërkesa të Bizneseve në Këshillin Konsultativ
Prishtinë, 22 prill - Këshilli Konsultativ i përbërë prej Aleancës Koosvare të Bizneseve , Odës Ekonomike të Kosovës,Oda Amerikane,Dogana dhe ATK i kryesuar nga Agim Shahini sot mbajti mbledhjen e rregulltë ku u diskutuan disa cështje te cilat kan per qellim komunikimin më të mirë në mes sektorit publik dhe privat.
Këshilli Konsultativ debatoi këto tema me rëndësi të veçant për tejkalimin e pengesave te operatorëve ekonomik dhe zhvillimin më të përshpejtuar në Kosovë.
Aprovimi i listës per lirime doganore për lënd të parë,
Kuponat fiskal të pranohen edhe pa fatura nga ATK-ja
Aktivitetet e marketingut të rritet pragu nga 2% në nivel të qarkullimit bruto
Licencat dhe procedurat doganore në Shqipëri
Kërkesa e Shoqatës së Transportusve të udhëtarve për lirimin nga Dogana, importin e autobusëve
Telefonat mobil dhe Importi i tyre i kontrolluar nga Doganat
Shqyrtimi i kerkesës së Importuesve te textilit dhe Protestat e sotme
Kriteret e Terminalit Doganor për strehim të mallrave doganore.
Të gjitha këto tema u trajtuan një nga një dhe unanimisht u miratuan në parim për të adresuar ne Ministrine e Financave dhe ne Qeverinë e Kosoves për miratim.
Drejtori i Doganave Rafuna tha: Dogana do te zbaton çdo vendim qe vjen nga Qeveria e Kosoves poashtu edhe Haliti, Drejtori i ATK-së tha se jemi te perkushtuar se bizneseve te ju ndihmojm ne suaza te ligjeshmerise dhe kushtetushmerise kosovare.
Këshilli Konsultativ i kryesuar nga Dr. Shahini e përkrahë Doganën e Kosovës në luftimin e ekonomis informale duke i luftuar edhe deklarimet e ulëta të mallrave vetëm me qëllim të ikjes së taksave doganore.
Një zbatim i drejtë i ligjit i ndihmon biznesit të ligjshëm dhe prodhuesve vendor andaj ne inkurajojm Doganën të marr të gjitha hapat ligjorë për të luftuar informalitetin.