19 Nëntor 2024

Miratimi i ligjit mbi Trepçën garancë e zhvillimit ekonomik në Kosovë

Prishtine,30 janar- Sot Oden Ekonomike të Kosovës e vizitoi Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismaili me bashkëpunëtorë ku u prit nga Kryetari Safet Gërxhaliu me menexhment dhe Anëtarët e Këshillit Drejtues të OEK-ut.

“Ministri Ismaili falënderoi partneritetin me Oden Ekonomike të Kosovës dhe komunitetin e biznesit për  bashkëpunim të mirëfilltë dhe njehërit theksoi se MZHE është e përkushtuar në përmbushjen e synimeve strategjike  të cilat do të reflektojnë  pozitivisht  në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në stabilitetin social të saj  përmes investimeve  vendore dhe investimeve nga jashtë.

Dje ka qenë një ditë e rëndësishme për ekonominë kosovare ku u debatua  në  mënyre substanciale dhe profesionale kaloi në parim ligji  mbi Trepçën i cili është i një rëndësie të veçantë dhe strategjik për Kosovën. Po ashtu  janë bërë  hapa  pozitiv sa i përket Projektit Kosova e Re i cili është duke kaluar fazën e ristrukturimit  dhe besojë se do të kemi  fituesin e realizimit të këtij projekti madhorë.

Po ashtu  ka filluar ndërtimi i Autostradës Energjetike  400Kw Kosovë – Shqipëri i cili projekt do ti paraprijë tregut të përbashkët energjetik në mes të Kosovës  dhe Shqipërisë  por në të njëjtën  kohë jemi duke punuar edhe në hartimin e strategjisë së energjisë në baza të tregut të hapur.

Kërkesat Evropiane janë dhe përmbushja e eficiences me energji si dhe në gjetjen e mundësive  për burime të Ripërtrishme të Energjisë dhe krahas kësaj  jemi duke punuar  në modelimin ekonomik  të Kosovës që nënkupton përanditje për strategji të zhvillimit  të përgjithshëm ekonomik të Kosovës e cila  strategji ka munguar  deri më tani  në Kosovë dhe mendojmë se është një dokument i rëndësisë futurologjike për Kosovën”, theksoi Ministri Ismaili.

 
“ Kryetari Gërxhaliu  uroi Ministrin Ismaili për angazhimet e  tija për zhvillim ekonomik dhe theksoi se të gjitha këto prioritete nga MZHE janë ato që i kërkon  komuniteti i biznesit  dhe sektori privat dhe realizimi i tyre  është garrac  e ardhmërisë ekonomike të Kosovës. Në veçanti na gëzon fakti i një qasje pro aktive lidhur me ligjin mbi Trepçën dhe Kosovën e Re  sepse që të dyja këto projekte janë garranc  e punësimit, janë garranc e përmirësimit të bilancit të pagesave  dhe rritjes  së eksporteve  por mbi të gjitha janë garranc e tërheqjes së investoreve strategjik nga e mbarë bote.

Kur krejt kësaj i shtohet edhe strategjia ekonomike zhvillimore e Kosovës  atëherë me siguri Kosova  do të ketë të kjartë rrugëtimin drejt zhvillimit ekonomik i cili do të garantoj stabilitet  politik, social, ekonomik dhe integrues’’, shtoi  Gërxhaliu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)