16 Nëntor 2024

Minxhozi: Duhet heqim kufirin nga mendja

Prishtinë, 1 maj - Duhet bashkim ekonomik nga të dyja anët e kufirit ngase ka nevojë edhe Tropoja edhe Gjakova. Kështu thotë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas tij, të dyja vendet janë ekonomi të vogla, por beson që nëse bashkohen japin një zhvillim të madh.

Në një intervistë për Syri Vision thotë se barrierat nuk janë vetëm nga shteti, por në kokat e secilit.

Këshillon që duhet hequr kufiri nga mendja, ngase prodhimi i mjaftueshëm në Tropojë dhe Gjakovë do të ndikonte në ndërtimin e fabrikave duke sjellë kështu edhe investitorë në këtë zonë.

Ai thotë se Qeveria e Shqipërisë po angazhohet për gjetjen e mundësive të hartimit të projekteve të përbashkëta, midis komunave ndërkufitare.

Potencon projektin e Alpeve si pjesë e ofertës turistike, dhe thotë se duan që me çdo kusht ta bëjmë kufirin të padukshëm për kompanitë.

Minxhozi thotë se bizneset e Shqipërisë dhe ato të Kosovës, duhet të jetojnë në të njëjtën hapësirë, që kush prodhon në Shqipëri të mund të prodhoj edhe në Kosovë dhe e kundërta. 

“Midis dy Qeverive është lidhur një marrëveshje, i vetmi midis zonave të caktuara të Shqipërisë dhe Kosovës, ajo që është Gjakovë- Has – Tropojë. Është një bashkëpunim që ka të bëjë edhe më rrënjë historike, Malësia e Gjakovës dhe Gjakova gjithmonë kanë qenë bashkë, dhe ne duam t’i bimë bashkë edhe sot të pandarë nga njëra tjetra, kjo është arsyeja kryesore. Është tradita është kultura, zakonet dhe të gjitha të tjerat të përbashkëta. T’i vëmë këto në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm midis këtij rajoni shumë shumë të rëndësishëm të Shqipërisë. Unë mendoj që janë të gjitha mundësitë që duke hartuar projekte të veçanta, të dyja anët e kufiri bashkohen, bëhet një bashkim ekonomik, që ka nevojë edhe Tropoja edhe Gjakova”, thotë ai.

Në këtë ecje, sipas Minxhozit ka edhe sfida por që sipas tij, angazhimi nuk po mungon dhe bënë të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm që procesi të vazhdojë me ritëm më të shpejtë.

“Në radhë të parë ne kërkojmë tek barrierat e shtetit, nuk është tek shteti por barrierat janë tek mendja jonë, ne duhet ta shikojmë këtë hapësirë si hapësirë të përbashkët. Duhet heqim kufirin nga mendja për të biseduar, sepse një prodhim i bollshëm si në Tropojë si në Gjakovë, do të ndikonte për ndërtimin e fabrikave dhe fermave të përbashkëta, që do bënë pastaj të vinin edhe investitorë të huaj. Ne duhet të kemi parasysh që Kosova dhe Shqipëria janë ekonomi të vogla, por nëse do bashkohen ka sens dhe mund të japin një zhvillim të madh,. Ky territor është me plotë resurse”, ka thënë ai.

Ndryshe, po vazhdojnë bisedimet për ngritjen e bashkëpunimit Kosovë - Shqipëri, me theks hapjen e pikës së re të kufirit në Goden, komuna e Gjakovës.

Nga zona e lirë ekonomike në Gjakovë do të përfitojë edhe veriu i Shqipërisë,do të ngrihet bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik, si dhe do të avancohet koncepti i tregut të përbashkët Kosovë – Shqipëri.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)