23 Dhjetor 2024

MINT organizon ditët e biznesit kosovar me bizneset e Prishtinës

Prishtinë, 4 nëntor - Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) do të organizojë sot konferencën e parë me bizneset e Prishtinës, në kuadër të fushatës informuese “Ditët e Biznesit Kosovar” dhe dialogut me sektorin privat.

Ministria  e  Industrisë,  Ndërmarrësisë  dhe  Tregtisë  të henën ka  bërë  hapjen  zyrtare  të “Ditëve të Biznesit Kosovar”, ku  kjo  Ministri  përmes  Agjencisë  për  Investime  dhe  Përkrahjen  e Ndërmarrjeve në Kosovë (AIPNK) do të organizoj shtatë javët e biznesit në qendrat kryesore të Republikës së Kosovës.
 
Në këto javë nën patronatin e Ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta  Hajdari  dhe  kohë  pas  kohe  edhe  në  shoqërim  me  Kryeministrin  Albin  Kurti,    do  të organizohen në qytetet kryesore konferenca të shumta informuese për zhvillimin e sektorit privat, do  të  ketë  bashkëbisedim  dhe  dialog  me  sektorin  privat,  do  të  diskutohet  për  nevojat,  sfidat, mundësitë, ndikimin e pandemisë në ekonomi dhe trendët momentale të ekonomisë.  
 
Po ashtu, do të prezantohen pakot stimuluese për ekonominë të dizajnuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës të cilat pritet qe do të kenë ndikim të lartë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Po ashtu do të organizohen edhe shumë vizita të drejtpërdrejta të kompanitë prodhuese, eksportuese, shërbyese dhe investitorë të huaj në Kosovë, me prezencën e Ministres Hajdari dhe sipas mundësive te agjendës kohore edhe me prezence te Kryeministrit zt. Kurti.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)