26 Prill 2024

Ministrja Rizvanolli përfaqëson Kosovën në Forumin për Klimë dhe Energji

Zagreb, 2 mars - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli po përfaqëson Republikën e Kosovës në Forumin e Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji (P-TECC), që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Ministrja Rizvanolli po merr pjesë me ftesë të Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sot ishte pjesë e panelit të Efiçencës dhe Energjisë së Ripërtërishme në kuadër të Forumit, ku folës ishte edhe Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Marc Lafrance, përfaqësues i Departamentit Amerikan për Energji dhe Jubo Turashvili, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Gjeorgjisë.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Rizvanolli ka ndarë përvojën e suksesshme të Kosovës në përballje me krizën energjetike dhe të gjitha masat që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, si dhe për të rritur efiçiencën, si subvencionimi i pajisjeve efiçiente, subvencionimi i kursimit dhe fushatat vetëdijësuese.
 
Ministrja Rizvanolli po ashtu theksoi se gjatë muajve në vijim do të thellojnë ndarjen e përvojave dhe bashkëpunimin me Departamentin e Energjisë së ShBA-ve në këtë fushë.
Në vitin 2021, Ministrja Rizvanolli ka përfaqësuar Kosovën për herë të parë në këtë Forum, i cili është mbajtur në Varshavë.


P-TECC është e fokusuar në bashkëpunimin teknik në disa fusha, duke përfshirë përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe shpërndarjen e energjisë së pastër, përfshirë sektorët e energjisë së rinovueshme, energjisë bërthamore, po ashtu mbështet praktikat më të mira të sigurisë kibernetike të energjisë dhe promovimin e investimeve të reja kapitale në infrastrukturën kryesore të energjisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)