16 Janar 2025

Ministrja Kusari - Lila po merr pjesë në kongresin ComSult

Vjenë, 22 janar - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në edicionin e dhjetë të Kongresit të Vjenës ComSult, ku këtë vit motoja e këtij kongresi është “Evropa e së nesërmes – mënyrë e re e të menduarit”.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë përfaqësuesitë 15 shteteve të Evropës dhe më gjerë. Në panelin e parë të cilin zv.kryeministrja Kusari-Lila mori pjesë mbi “Peisazhin politik të Evropës 2013”,  përmendi sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni dhe Kosova në rrugën e integrimit evropian.

Zëvendëskryeministrja Kusari – Lila tha se përderisa secili nga vendet e Ballkanit ballafaqohen me sfidat e brendshme dhe janë në stade të ndryshme të procesit të integrimit, një prej sfidave më evidente nga ana e BE-së mbetet mungesa e konsistencës dhe mbajtja e afateve për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Kosova ende mbetet vendi më i izoluar i Ballkanit dhe Evropës dhe populli i Kosovës kërkon më shumë qartësi për procesin e liberalizimit dhe afateve të integrimit”, theksoi ajo.

Më tutje, ministrja Kusari - Lila tha se e vlerëson lart faktin e ndihmës në donacione, shtet-ndërtim dhe forcim të rendit dhe ligjit nga ana e BE-së për Kosovën, mirëpo në politikën e jashtme BE-së duhet të jetë më konsistencë ndaj Kosovës.

Në panel është diskutuar lidhur me krizat politike dhe ekonomike që shtetet e BE-se po i kalojnë, përderisa znj. Kusari – Lila theksoi se fokusimi tepër i madh në çështjet e brendshme po i humb në fokus politikat e zgjerimit të BE-së, të cilat ende duhet të jenë të rëndësishme si për vendet anëtare, ashtu edhe për ato të cilat aspirojnë BE-në.

“Problemet e reja të cilat paraqiten nuk mund të zgjidhen me qasjen e vjetër dhe metodat e vjetra. BE duhet të jetë më e hapur dhe më pak paragjykuese ndaj procesit të zgjerimit”, theksoi ajo.

Në fund të panelit, Ministrja Kusari-Lila iu rikujtoi organizatorëve faktin se befasohet të shoh se është e vetmja femër në panel dhe në audiencë, gjithashtu nuk e vërej një numër të madh të femrave. Fakt ky i cili flet për mundësi të hapjes së mëtutjeshme të qasjes ndaj zgjidhjes së problemeve.

Pjesëmarrës të tjerë të panelit ishin: Presidenti i Republikës së Çekisë, Vaclav Klaus, ish-komisionieri i BE-së Franz Fischelr, zv/km i rajonit të Lihtenshtajnit, Martin Meyer dhe Profesori i Universitetit të Oksfordit,  Jan Zielonka.

Ministrja Kusari – Lila do të marr pjesë edhe në punëtorinë e pasdites “Mbajtja e konkurrueshmërisë” ku do të flas për faktorët e rëndësishëm të ekonomisë për mbajtjen konsistente të rritjes ekonomike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)