Ministrja Hajdari nxjerr tri urdhëresa
Prishtinë, 17 mars - Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës ka njoftuar se ministrja, znj. Rozeta Hajdari, po ndjek me vëmendje të lartë situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Për të trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik, Ministrja ka nxjerrë këto tri urdhëresa:
1 - për menaxhimin e çmimeve
2 - për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik
3 - për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik