02 Nëntor 2024

Ministrja Hajdari iu premtoi bashkëpunim dhe përkrahje bizneseve

Prishtinë, 19 mars - Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ( MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka diskutuar sot me odat ekonomike vendore dhe ndërkombëtare   që veprojnë në Kosovë, me prodhuesit vendor dhe importuesit.

Ministrja Hajdari ka dëgjuar shqetësimet e tyre në lidhje me zbatimin e masave të marra nga vendimet dhe udhëzimet e Qeverisë për mbrojtje dhe kujdes lidhur me pandeminë COVID-19,  gjatë veprimtarisë së tyre ekonomike, duke iu ofruar mbështetje dhe komunikim të vazhdueshëm për të sqaruar të gjitha udhëzimet e dhëna për zbatimin e masave dhe urdhëresave përkatëse për veprimtaritë ekonomike, lidhur me gjendjen e tanishme -emergjencë e shëndetit publik.

Ministrja premtoi koordinim të plotë në mes bizneseve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke ua sqaruar edhe udhëzimet e ndërmarra nga MEPTINIS në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së bizneseve pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ministrja tha që është në shërbim të bizneseve dhe mund t’i adresojnë shqetësimet e tyre haptas, duke shtuar se udhëzimet që janë marr në këtë kohë, janë për shkak të gjendjes së pandemisë COVID-19, por me qëllim që sa më pak të afektojnë në veprimtarin e bizneseve që lejohen të punojnë.

Në takim, që u mbajt në ambient të hapur, me ministren Hajdari, ishin kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi, drejtori ekzekutiv i Klubit te Prodhuesve Astrit Panxha, drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani, drejtoresha ekzekutive e Odës Afariste Austriake Vjosa Huruglica, drejtoreshë ekzekutivë e Rrjetit te Shitësve me Pakice Yllka Metaj,  Latif Kryeziu nga “Shell Kosova”, shoqata e asociacione tjera, si dhe prodhues e importues të vendit. 

Ministrja Hajdari si ministre përgjegjëse nga Qeveria Kurti, për zhvillim ekonomik të vendit,  mirëpret përfaqësuesit e bizneseve që të vijnë në kabinetin e saj, për t’i shprehur të  gjitha brengat e bizneseve, dhe për t’i shqyrtuar e adresuar së bashku, në ditët në vijim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)