27 Dhjetor 2024

Ministrja Bajrami raporton para Komisionit për Buxhet për masat fiskale

Prishtinë, 7 tetor - Ministrja e Financave znj. Hykmete Bajrami raporton sot para Komisionit për Buxhet dhe Transfere lidhur me masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me Pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik.

Gjatë kësaj mbledhje komisioni shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për siguriminë e ujit.

Po sot Komisioni shqyrton edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim të shpejtë ndaj COVID-19.

Edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Projektligji për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan do të shqyrtohen në ketë Komision. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)