Ministrja Bajrami informon bizneset e rajonit të Prizrenit
Në konferencë ishin të pranishëm mbi 60 përfaqësues të bizneseve të këtij rajoni, të cilët u informuan rreth shërbimeve që ofrohen nga institucionet qeveritare që mbështesin zhvillimin e sektorit privat për krijimin e një klime më të favorshme për investime.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, në fjalën e saj ka potencuar mbështetjen e ministrisë që ajo drejton për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin e sektorit privat. Ajo tha: Kemi ardhur për të dëgjuar hallet dhe brengat e juaja, për të përmirësuar ambientin e biznesit edhe në këtë rajon dhe për të vazhduar dialogun publiko privat, theksoi ministrja Bajrami.
Ajo ka përkujtuar se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve për të institucionalizuar dialogun publiko privat ku tashmë është funksional Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës (KKZHE) dhe se koordinatore është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Ky këshill është një platformë e rëndësishme për adresimin e barrierave dhe halleve të bizneseve. Prandaj, i ftoj bizneset që ti adresojnë të gjitha barrierat tregtare tek institucionet vendore të cilat pastaj adresohen tek mekanizmat përkatës në kuadër të këtij Këshilli, potencoi ministrja Bajrami.
Po ashtu, ministrja Bajrami i informoi të pranishmit edhe për Pakon e re fiskale, e cila ka hyrë në fuqi që nga 1 shtatori i këtij viti dhe se tashmë bizneset kanë filluar ti ndjejnë efektet e saj. Ajo njëkohësisht bëri të ditur se është në finalizim udhëzimi administrativ për pushime tatimore, ku bizneset lirohen nga tatimi në fitim gjatë investimeve.
Ministrja i njoftoi të pranishmit edhe për Skemën e Garantimit të Kredive, ku qasja në financa do të jetë më e lehtë për bizneset.
Ajo deklaroi: Ligji për shoqëritë tregtare, ligji për falimentim së shpejti do të kenë plotësim-ndryshim. Do të ketë certifikim të produkteve për standard të cilësisë si dhe asistencë teknike për ti përmbushur standardet ndërkombëtare, në mënyrë që bizneset ti kenë dyert e hapura në tregjet evropiane.
Përvec këtyre, ministrja rikonfirmoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në fillim të këtij viti, ka ndarë 36 grante për bizneset dhe njëkohësisht u bëri thirrje bizneseve që ta shfrytëzojnë Qendrën e Panaireve në Prishtinë për të promovuar produktet e tyre.
Në fund të konferencës u ndanë mirënjohje për ndërmarrjet më konkurruese në rajonin e Prizrenit.
Vendi i parë iu nda kompanisë Granit&Co sh.p.k
Vendi i dytë iu nda kompanisë N.P.N. Renelual Tahiri sh.p.k
Vendi i tretë iu nda kompanisë Global sh.p.k
Pas perfundimit të konferencës, ministrja Bajram, me bashkëpunëtorë, vizitoi kompaninë Liri dhe kompaninë Abi Progress, ku u njoh më për së afërmi me prodhimtarinë e tyre.
i tij.