05 Nëntor 2024

Ministria e Inovacionit shpall fituesit për “Start Up” biznese 2019

Prishtinë, 3 korrik - Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka shpallur rezultatet e projekteve fituese të bizneseve “Start Up” për vitin 2019.

Në thirrjen publike për financimin e bizneseve fillestare “Start Up” 2019 kishin aplikuar 885 projekte, derisa fitues kanë dalë 78 ide të projekteve për “Start Up”.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, projektet e bizneseve fillestare i përkrah nëpërmjet formës së granteve me bashkëfinancim, ku 90 për qind financim është i ministrisë dhe 10 për qind financim nga biznesi. Shuma maksimale e përfitimit për një biznes fillestar ka qenë  9000 euro.

Komisioni vlerësues për “Start Up” ka analizuar çdo projekt me kujdes të veçantë në mënyrë që idetë më të mira dhe më të kompletuara të shpallën fitues.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, njofton aplikuesit se afati për ankesa është tetë ditë pune nga data e publikimit të rezultateve.

Ndryshe, qëllimi i thirrjes publike për Start – Up 2019, ka qenë përkrahja e ideve inovative biznesore dhe idetë që gjenerojnë vende të reja të punës, si dhe përfshirja sa më e madhe e grave dhe të rinjve në biznes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)