Ministria e Financave prezanton Pakon Ligjore për të Drejtat e Njeriut
Prishtinë, 14 qershor - Nën organizimin e Ministrisë së Financave sot u mbajt tryeza për prezantimin e Pakos Ligjore për të Drejtat e Njeriut, ku morën pjesë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Naim Baftiu, avokati i popullit Hilmi Jashari, kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione Dude Balje, shefi i Sektorit pÑr Ligj dhe Drejtësi i Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete, Misioni i OSBE në Kosovë Benjamin Reed, Edi Gusia, kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Naim Baftiu theksoi se sot në këtë takim, bashkërisht, po bëjmë lansimin e Pakos së Ligjeve për të Drejtat e Njeriut si Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Ligjin për Barazinë Gjinore, dhe i siguroi pjesëmarrësit për zbatim të plotë të kësaj pakoje ligjore dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, përfshirë këtu edhe konventat dhe dokumentet ndërkombëtare, të cilat na obligojnë si institucion, por edhe si individ.
Sekretari Baftiu gjithashtu theksoi se bashkëpunimi me institucionet përkatëse dhe kompetente, siç janë: Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Agjencia për Barazi Gjinore dhe Institucioni i Avokatit të Popullit, mendojmë se ka qenë në nivel të mirë, por ky bashkëpunim duhet të zhvillohet edhe më tej.
“MF ka marrë masa dhe veprime në ngritjen e kapaciteteve dhe caktimin e zyrtarëve përgjegjës (aktualisht janë tre zyrtarë – pozita të rregullta në kuadër të Departamentit për Shërbime të Përgjithshme të cilët janë më për së afërmi dhe drejtpërdrejt përgjegjës për zbatim të këtij legjislacioni, duke mbuluar fushat e barazisë gjinore, të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta, mbrojtjen nga diskriminimi si dhe zbatimin e rekomandimeve të ardhura nga Avokati i Popullit”, tha sekretari i përgjithshëm Naim Baftiu.
Ai gjithashtu theksoi se ne si Ministri, jemi të vetëdijshëm edhe për obligimet të cilat dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asoocimit dhe dokumenteve tjera për aderim në Bashkimin Evropian, dhe vazhdimisht kemi në fokus respektimin dhe promovimin e të drejtave dhe instrumenteve ndërkombëtare që ndërlidhen me të drejtat e njeriut, liritë e tyre themelore si dhe me mbrojtjen e personave që ju përkasin grupeve të ndjeshme dhe atyre që nuk janë shumicë, pa diskriminim mbi çfarëdo baze të cilat garantohen me Ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.