Ministria e Financave: nuk ka asnjë lëvizje në koeficient dhe paga
Prishtinë, 25 mars - Ministria e Financave ka bërë të ditur se i siguron të gjithë punonjësit të cilët pagën e tyre e marrin nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se nuk ka asnjë lëvizje në koeficient dhe paga.
Qeveria e Kosovës ka iniciuar reformën në administratën publike, pjesë e të cilës është edhe hartimi i Ligjit për paga, përmes së cilit shteti synon të rregulloj këtë fushë në mënyrën më të mirë të mundshme.