Ministria e Financave nënshkruan dy marrëveshje grant me KfW gjermane
Prishtinë, 8 prill - Ministri i Financave dhe Transfereve (MFT) do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të dy Marrëveshjeve grant “Rritja e Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore” dhe “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi”.
Marrëveshjet do të nënshkruhet nga ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman, ndërsa pjesëmarrës do të jetë edhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Held.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë prononcim për media.
Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes dhe konferenca për media do të mbahet sot në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.