Ministria e Financave lanson përditësimin e platformës EDI të ATK-së
Prishtinë, 6 maj - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) do të organizoj takimin për lansimin e përditësimit të platformës EDI të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Hapjen e këtij takimi do ta bëjë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde.
Në këtë takim do të marrin pjesë gjithashtu edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj, kryetari i Këshillit për Raportim Financiar (KRF) si dhe udhëheqësi i Ekipit të projektit "Mbështetje për proceset e reformës së integrimit në BE në Kosovë” Margus Sarapuu.