Ministria e Financave dhe ATK dënojnë djegien e veturave zyrtare
Prishtinë, 6 janar - Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e Kosovës, ka dënuar aktet e pa përgjegjshme të individëve të cilët po dëmtojnë pronën e shtetit dhe njofton opinionin publik mbi dëmet e shkaktuara nga djegia e katër veturave gjatë vitit 2014, 2015 dhe 2016, vetura të cilat kanë qenë në shfrytëzim të ATK-së, tri nga këto janë djegur në qytetin e Mitrovicës dhe një në Ferizaj, të cilat në momentin që janë djegur kanë qenë të parkuara nëpër parkingjet e Administratës Tatimore të Kosovës.
Me këtë rast i drejtohemi opinionit të gjerë se veturat me tabela - targa zyrtare të ATK-së janë në lëvizje pa ndërprerë për të kryer punët e tyre zyrtare prandaj edhe nëse këto vetura janë të stacionuara në vende të ndryshme ju njoftojmë se zyrtaret tatimore janë duke inspektuar apo kontrolluar bizneset të ndryshme për mbarëvajtjen e punës. Kështu që kërkojmë nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të bashkëpunojnë për të luftuar informalitetin ekonominë e zezë së bashku me zyrtarët e ATK-së.
Dëmi i shkaktuar në djegien e veturave ATK-së është i konsiderueshëm dhe ky dëm për fat të keq u faturohet qytetarëve të Kosovës sepse këto vetura janë blerë me taksat dhe tatimet e qytetarëve të vendit tonë. Prandaj edhe njëherë kërkojmë mbështetjen e të gjithë qytetarëve, është thënë në komunikatën e Ministrisë ë Financave dhe Administrata Tatimore të Kosovës.