Ministri Shala udhëtoi për vizitë në Gjermani

Prishtinë, 5 maj - Një delegacion i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Presidenti i shtetit, dr. Fatmir Sejdiu, sot udhëtoi për vizitë në Republikën Federale të Gjermanisë , i shoqëruar edhe nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala.
Gjatë kësaj vizite pritet të takohen me Presidentin e Gjermanisë, Horst Kohler, kancelaren dr. Angela Merkel, kryetarin e Kuvendit të Republikës Federale, dr. Norbert Lammert, ministrin e punëve të Jashtme, dr. Guido Westerwelle , ministrin e Financave, dr.Wolfgang Schäuble dhe me autoritete të tjera të larta të Gjermanisë.