Ministri Shala takoi Daniel Rosenblum
Washington, 22 korrik - Në vazhdën e takimeve në SHBA, ministri Shala është pritur në Departamentin e Shtetit nga Daniel Rosenblum, koordinator i projekteve për Evropë dhe Euro-Azi si dhe nga znj. Jennifer Brush, zv. asistente/sekretare Sekretare për Evropën Qendrore dhe Lindore.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe të financave.
Ministri Shala i informoj zyrtarët e lartë amerikan rreth progresit në Kosovë, sidomos për sferën e bashkëpunimit me Institucionet Financiare Ndërkombëtare.
Në këtë kontekst përmendi përmbushjen e parakushteve për një afat rekord nga institucionet e Kosovës për të hyrë në program me FMN-në si dhe domosdoshmërinë për të punuar ngushtë edhe me Komisionin Evropian dhe Bankën Botërore për të realizuar transferimin e mjeteve të zotuara si ndihmë për buxhetin e Kosovës.
Ministri Shala i njoftoj zyrtarët e lartë amerikanë për mundësitë e mëdha që ofron Kosova për investime, sidomos në sektorët strategjik të ekonomisë në të cilët edhe kompanitë Amerikane mund të kenë interes për të investuar.
Edhe në këto takime u konfirmua vazhdimi i mbështetjes së SHBA-ve për Kosovën në projekte të ndryshme zhvillimore si dhe në sektorët në të cilët Departamenti i Shtetit do ta përkrahë Kosovën si në sektorin e sektori energjisë, minierave, bujqësisë dhe nëne zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik.
Gjatë ditës së sotme ministri Shala pritet të takohet edhe me Drejtorin Ekzekutiv të SHBA-ve në Bordin e FMN-së, Meg Lundsager, ndërsa nesër do të takohet me Drejtorin Ekzekutiv të SHBA-ve në Bordin e Bankës Botërore Ian Solomon.