29 Dhjetor 2024

Ministri Shala priti delegacionin eFMN-se për Kosovën

Prishtinë, 20 maj - Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave po qëndron për një mision negociues ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili u prit nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala.

Përveç takimeve intensive në MEF, agjendën e ekipit të FMN-së e përbëjnë takimet e ndryshme me Ministri relevante, aksionare të projekteve madhore me interes nacional, si dhe institucione tjera të Republikës së Kosovës.

Sot,  u mbajtën takimet e para dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala e informoi ekipin lidhur me përparimet e bëra që nga vizita e tyre e fundit në Shkurt të këtij viti, si dhe që nga takimi i përbashkët i tyre gjatë takimeve pranverore të Prillit 2010 në Washington.

Me ekipin e FMN-së, u shqyrtuan masat që do të ndërmerren nga ana e Qeverisë së Kosovës, për sigurimin e suksesit të projekteve të mëdha e me interes nacional të Kosovës, si dhe mënyrat e adresimit të nevojave të shumta të qytetarëve të vendit, natyrisht në korniza të asaj që konsiderohet qëndrueshmëri financiare dhe gjithmonë duke ju përmbajtur rregullave fiskale dhe buxhetit të balancuar.

Ministri Shala dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë shprehur përkushtimin afatgjatë për të harmonizuar qëndrimet dhe politikat e tyre me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me qëllim të përmbylljes së suksesshme të negociatave dhe arritjes së marrëveshjes në parim për një program me FMN-në, që nënkupton përkrahje buxhetore nga FMN-ja.

Fleksibiliteti i nevojshëm për këtë program do t‘i mundësojë Kosovës që në mënyrë të qetë t‘i zgjidhë disa nga problemet e akumuluara sociale dhe në të njëjtën kohë të sigurojë nivel të qëndrueshëm për stabilitet ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)