30 Prill 2024

Ministri Shala nënshkruan dy udhëzime administrative

Prishtinë, 15 dhjetor - Ministri për Ekonomi dhe Financa, Ahmet Shala, ka nënshkruar sot dy udhëzime administrative atë  për raportim financiar të organizatave buxhetore dhe udhëzimin administrativ për fillimin e vitit financiar 2011.

Udhëzimi Administrativ. Nr. 16/2010“Raportimi Financiar i Organizatave Buxhetore”, obligon të gjitha organizatat buxhetore për mënyrën dhe detyrimet për raportim, si edhe prezantimin e pasqyrave financiare individuale të organizatave buxhetore për vitin 2010.

Kërkohet që në kuadër të pasqyrave financiare duhet të jenë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik.

Organizatat buxhetore obligohen që deri me 31 janar 2010 të dorëzojnë pasqyrat financiare të tyre në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Ndërsa, Udhëzimin Administrativ, Nr. 17/2010, “Fillimi i Vitit Financiar 2011”, kërkon që të gjitha organizatat buxhetore të përgatisin planin për rrjedhën e parasë së gatshme në pajtim me Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2011.

Të njëjtat plane t’ia dorëzojnë Departamentit të Thesarit  para fillimit të vitit. Duke u bazuar në planet e pranuara Departamenti i Thesarit do të bëjë alokimin e fondeve.

Në lidhje me këto dy udhëzime, Departamenti i Thesarit do te mbajë një seminar me të gjitha organizatat buxhetore,ku në mënyrë të detajuar do të prezantoj kërkesat që dalin  prej tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)