26 Dhjetor 2024

Ministri Shala në vizitë zyrtare në SHBA

Uashington, 3 shkurt - Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala me ftesë të autoriteteve amerikane, përkatësisht Senatit Amerikan, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, kongresmen e senator, zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore si dhe OPIC. Ministri Shala po ashtu po merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Ministri Shala gjatë ditës së Hënën ka takuar z. Stuard Jones, Zv. Sekretar i Shtetit Amerikan për Evropën Qendrore dhe Jugore, z. Christopher Smart,  zv. Sekretar i Thesarit Amerikan, si dhe me z. Jeffrey Baker, Drejtor i Zyrës së Thesarit Amerikan për Evropë dhe Azi. Ministri Shala po ashtu ka zhvilluar takime me zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe të Bankës Botërore.

Në këto takime, Ministri Shala ka falënderuar zyrtarët amerikan si dhe ata të FMN-së dhe të Bankës Botërore për mbështetjen që po i japin Kosovës duke i siguruar ata që qeveria e Kosovës do të vazhdoj edhe më tutje që të punoj në ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe zhvillim të shpejtë ekonomik të vendit. Ministri Shala ka vënë në pah progresin e arritur në Kosovë.

Gjatë ditës së martë, Ministri Ahmet Shala ka mbajtur një ligjëratë në Institutin e njohur Amerikan të Paqes (United States Peace Institute). Në ligjëratën e tij mbi “Mundësitë dhe Sfidat e Ekonomisë së Kosovës,”para një audience mjaft të madhe, Ministri Shala ka renditur sukseset dhe sfidat e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Në adresimin e tij, Ministri Shala ka vënë theks të veçantë në politikat makroekonomike të Kosovës si dhe efektet e krizës ekonomike në rajonin e Ballkanit. Ai ka vënë në dukje dhe ka shpjeguar vendosmërinë e autoriteteve kosovarë që të sigurojnë pjesëmarrjen e sektorit privat në ndërmarrjet publike si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova: numri i lartë i papunësisë si dhe bashkëpunimi rajonal - në radhë të parë pjesëmarrja me të drejta të plota e Kosovës në marrëveshjet rajonale.

Ministri Shala ka shprehur besimin e tij të plotë se Kosova është e aftë për të qëndruar në këmbët e veta, politikisht dhe ekonomikisht dhe këtë tashmë është duke e dëshmuar me një pjekuri mjaft të lartë. Ai ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e pakursyer gjatë viteve të 90-ta, gjatë administrimit të UNMIK-ut, si dhe tani pas shpalljes së pavarësisë.

Ministri Ahmet Shala, me ftesë të autoriteteve amerikan, përkatësisht Senatit Amerikan, po merre pjesë në “Lutjet e Mëngjes”, eveniment ky tashmë tradicional vjetor i organizuar nga Senati Amerikan që nga viti 1953. Gjatë “Lutjeve të Mëngjesit”, Ministri Shala do të zhvilloj shumë takime formale dhe joformale me lider e burrështetas nga e gjitha bota. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)