Ministri Shala do të merr pjesë në takimet e FMN-së dhe BB-së
Prishtinë, 6 tetor - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala i shoqëruar nga Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza dhe zyrtarë tjerë të MEF-it, kanë udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankës Botërore, që do të mbahen më 7 10 tetor në Uashington DC .
Gjatë kësaj vizitë në SHBA, Ministri Ahmet Shala pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme.