Ministri Reçica shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me UNICEF
Prishtinë, 1 nëntor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica priti sot në një takim njoftues shefin e zyrës së UNICEF në Kosovë Brandão Có.
Në këtë takim Ministri Reçica falënderoi Có për bashkëpunimin dhe mbështetjen e UNICEF dhënë Qeverisë së Kosovës, posaçërisht MPMS.
Z. Có përgëzoi Ministrin Reçica për detyrën e marrë dhe shprehu gatishmërinë në bashkëpunimin e mëtejmë në mes të UNICEF dhe MPMS.
Có u përqendrua tek angazhimi i tyre në hulumtimin e rishikimit të skemave sociale dhe kërkoi që ky hulumtim i realizuar të diskutohet në nivelin teknik dhe profesional me MPMS.
Ministri Reçica siguroi z. Có për përkushtimin e MPMS dhe shprehi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej me UNICEF në projektet e përbashkëta.