07 Nëntor 2024

Ministri Reçica po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani

Dortmund, 23 tetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me bashkëpunëtorë po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Me këtë rast Reçica u takua me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dhe përfaqësuesit e Sindikatës Federale të Gjermanisë me seli në Dortmund. 

Ministri Reçica shprehu falënderimin për Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dhe diasporën shqiptare në gjermani për ndihmën e vazhdueshme dhënë shtetit të Kosovës.

Përfaqësuesit e unionit të bizneseve, uruan Ministrin Reçica për angazhimin e tij në detyrën e re dhe njëherësh shprehën kënaqësinë e vizitës, kujdesit dhe interesimin për diasporën shqiptare.

Ministri Reçica i informoi përfaqësuesit e unionit të bizneseve për programin qeverisës dhe angazhimin e tij në luftimin e papunësisë në Kosovë, zvogëlimin e pranimit të asistencës sociale nëpërmjet punësimit dhe rritjen e mundësive të shkollimit dhe aftësimit profesional të të rinjve dhe grave në Kosovë. 

Me këtë rast, Ministri Reçica, theksoi se MPMS ka filluar bashkëpunimin në realizimin e projekteve të përbashkëta me shtetin e Gjermanisë, në fushën e aftësimin profesional, gjithashtu kërkoi që ky bashkëpunim të zgjerohet dhe me Unionin e Biznesve Shqiptaro-Gjermane.

Përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunimin me MPMS-në, që të ndihmojnë Kosovën, veçanërisht të rinjtë kosovarë në fushën e arsimit dhe shkollimit profesional. Edhe një herësh ministri Reçica falënderoi Përfaqësuesit për mikpritjen e ngrohtë dhe shprehjen e interesimit për të bashkëpunuar.

 Ministri Reçica, po sot u takua edhe me përfaqësuesit e Sindikatës Federale të Gjermanisë me seli në Dortmund. Me këtë rast Ministri Reçica u njoftua për së afërmi me projektin “Fair Mobility”.

Ky projekt është një projekt i rëndësishëm, i cili fokusohet në këshillimin e punëtorëve migrantë të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të treta.

Me këtë rast, Ministri Reçica, kërkoi nga përfaqësuesit e Sindikatës për të filluar bashkëpunimin lidhur me fillimin e dhënies së këshillave për qytetarët nga Kosova në fushën e migrimit në punë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që për fillim së bashku me GIZ dhe Sindikatën Federale të Gjermanisë të fillojnë të përkthejnë materialet edhe në gjuhën shqipe dhe të krijohen lidhje me Agjencinë e Punësimit lidhur me aftësimin ose hospitimin e stafit të Agjencisë në fushën e këshillimit të qytetarëve lidhur me migrimin për punë në Gjermani.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)