26 Dhjetor 2024

Ministri Reçica përkrah punëkërkuesit për hapjen e bizneseve të reja

Prishtinë, 19 nëntor - Me qëllim të mbështetjes së vazhdueshme për punëkërkuesit në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, ka shpallur të hapur fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit 2020, për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë.

Lidhur me këtë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se, me anë të programit do të mbështeten punëkërkuesit e riatdhesuar, në hapjen e bizneseve të tyre të profileve të ndryshme, biznese që janë në gjendje t'i mbijetojnë tregut konkurrues të punës.

Po ashtu, ai ka thënë se, kjo përkrahje e shtuar vjen në këtë kohë të përballjes me pandeminë COVID-19, në mënyrë që punëkërkuesit në Kosovë të ndjejnë edhe më shumë dorën kujdesit nga shteti.

Gjithashtu, ministri Recica ka theksuar se në Fazën e Parë të Programit të Vetëpunësimit këtë vit, janë mbështetur 136 punëkërkues të riatdhesuar të cilët tashmë kanë hapur bizneset e tyre dhe kanë nisur punën.

Për të gjitha informatat shtesë dhe Formulari i Aplikimit, MPMS ka venë në dispozicion linkun e mëposhtëm: https://mpms.rks-gov.net/shpallje/njoftime/ dhe https://aprk.rks-gov.net

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)