17 Maj 2024

Ministri Rashiq takon delegacionin e ekspertëve të FMN

Prishtinë, 22 shkurt - Sot, në ambientet e MPMS-së, ministri i kësaj ministie, Nenad Rashiq, zhvilloi një takim pune me një delegacion të ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku në fokus të bisedimeve ka qenë mbështetja e vazhdueshme e FMN-së për MPMS-në, në ato fusha ku është e nevojshme asistenca teknike dhe politika afatmesme fiskale.

Ministri Rashiq ka njoftuar këtë delegacion të FMN-së mbi agjendën legjislative për këtë vit, ku pos tjerash ka njoftuar të pranishmit edhe për Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili është kthyer nga kuvendi në qeveri pas peticionit të mbi 50 mijë pensionistëve, që janë të pakënaqur me këtë projektligj.

Me qëllim të arritjes së një kompromisi në mes qeverisë dhe pensionistëve, lidhur me këtë projektligj, ministri Rashiq është shprehur se në ditët në vijim do të ketë takime të vazhdueshme me pensionistët dhe se me ekspertë vendorë e të huaj do të shikohet mundësia e ndërhyrjes në ato pjesë të projektligjit për ndryshime eventuale në ato nene ku është e domosdoshme.

“Besoj se brenda një periudhe shumë të shkurtër ky projektligj do të modifikohet teknikisht dhe do të jetë i gatshëm të procedohet në parlament”-ka thënë ministri Rashiq.

Lidhur me Projektligjin për veteranët  e luftës, ministri Rashiq tha se është caktuar komisioni qeveritar,  që ka për detyrë caktimin e metodologjisë, përgatitjen e një analize dhe vlerësimin e ndikimit fiskal të këtij projektligji, ku edhe janë mbajtur dy takime të këtij komisioni dhe janë përcaktuar hapat paraprak që do të ndërmerren për realizimin me sukses të këtij projektligji.

“Janë krijuar dy grupe punuese në kuadër të këtij komisioni qeveritar, për metodologjinë e punës në ndikimin fiskal të këtij projektligji, detyrë tjetër parësore e këtij komisioni është përcaktimi i saktë i numrit të veteranëve të luftës ku pas modifikimit do të dërgohet në qeveri për miratim”- tha ministri Rashiq.

Në takim është diskutuar edhe për Ligjin e skemës së asistencës sociale, në të cilin ligj është duke u punuar në ndryshimin dhe modifikimin e tij për përcaktimin e kritereve më të avancuara, me qëllim të disiplinimit të kësaj skeme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)