17 Maj 2024

Ministri Rashiq shpërndan certifikata për kandidatë punëkërkues

Prishtinë, 11 maj - Në ambientet e Agjencionit për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë (APPK), solemnisht ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, bëri shpërndarjen e 120 certifikatave për 120 kandidatë - punëkërkues të regjistruar në zyrat e punësimit të cilët kanë kryer trajnimin në fushën e IT-së sipas moduleve të ECDL (Europen Computer Driving Licence) për periudhën janar – prill 2012.

Trajnimin, të cilin e kanë ndjekur këta kandidatë, është i financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me përkrahje nga LUX-DEVELOPMENT, ndërkaq është implementuar nga Agjencioni për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë (APPK). 

Mungesa e kuadrove në tregun e punës në Kosovë ka bërë të mundur që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të fokusohet në financimin e trajnimeve profesionale në mënyrë që të ngrit kapacitetet dhe përgatitjen profesionale për kandidatë të cilët kërkojnë punë dhe që njëkohësisht janë të regjistruar si punëkërkues, identifikimin e të cilëve e ka bërë MPMS-ja.

Ministri i MPMS-së Rashiq i përgëzoj kandidatët për suksesin e arritur në këto module dhe tha se ky është një element i mirë që do t’i shërbej shoqërisë shqiptare në të ardhmen.

“Në ekonominë moderne, kuadrot janë elemente themelore dhe kurrë mos hezitoni të investoni në vetveten tuaj për arsye se ju jeni ardhmëria e Kosovës”, ka shtuar ministri Rashiq.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)