Ministri Murati viziton Portin e Durrësit
Durrës, 4 tetor - Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati do të bëjë një vizitë në Portin e Durrësit së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë znj. Delina Ibrahimaj.
Ministrat do të shoqërohen nga Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli.
Me këtë rast Ministrat do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të punës, ndërsa me pas Ministrat dhe Drejtorët do të paraqiten për një konferencë para mediave të pranishme, me qëllim të shpalosjes së zhvillimeve më të fundit.