25 Dhjetor 2024

Ministri Murati priti në takim ambasadorin e Norvegjisë Jens Erik Grøndahl

Prishtinë, 15 prill - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grøndahl, ku u  diskutua për bashkëpunimin ndër shtetërorë dhe  për gjendjen emergjente shëndetësore me pandeminë Covid-19.

Ministri Murati e falënderoi Ambasadorin Grøndahl për projektet të cilat i ka financuar shteti Norvegjez në Kosovë, me theks të veçantë projektet në sistemin e drejtësisë dhe shoqëri civile.

Gjatë takimit Ministri Murati dhe Ambasadori Grøndahl diskutuan për gatishmërinë dhe masat që do të ndërmarrë Qeveria Kurti për ti ofruar mbështetje financiare sektorit privat të ndikuar drejtpërdrejt nga vendimi i Qeverisë  si dhe  për  Planin zhvillimor dhe legjislativ të Qeverisë me theks të veçantë formalizimin e ekonomisë, luftimin e korrupsionit si dhe zbatimin e ligjit.

Ndërsa, ambasadori norvegjez Jens Erik Grøndahl shprehi gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se mbështetja e shtetit Norvegjez do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi  ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës do të rritet dhe do të përfshijë edhe fusha tjera në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)