23 Dhjetor 2024

Ministri Murati nënshkruan marrëveshjet e financimit të Kuzhinave Popullore

Prishtinë, 9 nëntor - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka nënshkruar marrëveshjet e mbështetjes financiare me përfaqësuesit e organizatave përfituese nga Masa 3.4 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht Mbështetja e Kuzhinave Popullore.  

Në kuadër të realizimit të masave konkrete të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, MFPT me anë të këtij bashkëpunimi ofron mbështetje financiare për organizatat jo-qeveritare/entitetet të cilat ofrojnë shërbime sociale për kategoritë e cenueshme të shoqërisë, përmes kuzhinave popullore.  

Aktivitet të cilat financohen nga masa 3.4 qëllim kryesor kanë përkrahjen e  vazhdimësisë së punës së kuzhinave popullore që mund të jenë ndikuar negativisht nga gjendja pandemike. Gjithashtu, vlen të theksohet se mjetet financiare do të shpenzohen për blerjen e produkteve bujqësore vendore, gjë që ndihmon prodhuesit vendorë.   

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)