Ministri Lluka viziton Minierën e Artanës dhe Komunën e Kamenicë
Prishtinë, 23 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot do të zhvillojë një vizitë në Minierën e Artanës dhe Komunën e Kamenicë.
Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Lluka do të takohet me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe më pas do të vizitojë Projektin “Air Energy”, në fshatin Kitkë.