26 Dhjetor 2024

Ministri Kuçi takoj Këshillin Grevist, Sindikatën dhe Menaxhmentin e Trepçës

Prishtinë, 12 nëntor - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi bashkë me drejtorin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Besnik Krasniqi, sot kanë pritur në takim Këshillin Grevist të Punëtorëve të Trepçës, të kryesuar nga Ragip Istrefi, përfaqësuesin e Sindikatës së Trepçës, Gani Osmani, U.D. të kryeshefit të “Trepçës” sh.a., Hysen Vrajolli dhe disa punëtorë të ndërmarrjes.

Temë diskutimi në këtë takim ishte gjendja e vështirësuar e ndërmarrjes publike “Trepça” sh,.a. gjegjësisht bllokimi i llogarive të tyre duke pamundësuar edhe dhënien e pagave.

Ministrit Kuçi i janë paraqitur kërkesat e Këshillit Grevist, të cilët kërkuan ndihmë financiare që të kalojnë këtë gjendje.

Duke u treguar për ndihmën që kësaj ndërmarrje i është dhënë edhe me masat përkrahëse të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, ministri Kuçi, u ka premtuar punëtorëve dhe menaxhmentit që nga buxheti për rimëkëmbje ekonomike brenda Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike do t’u ndahet një shumë e mjeteve dhe do të kërkohet në Mbledhje të Qeverisë ndihmë shtesë.

“Ajo që mund të ju garantoj është se ne kemi një shumë të mjeteve në buxhetin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, të cilën mund ta ekzekutojmë menjëherë. Mirëpo, kërkesa juaj është më e madhe dhe për këtë unë në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës do ta paraqes këtë shqetësim dhe do të kërkoj ndihmë për juve për të kaluar këtë situatë”, ka thënë ministri Kuçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)