19 Nëntor 2024

Ministri Ismajli në Beograd

Prishtinë, 23 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli do të marrë  pjesë në takimin e 11-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë që këtë radhë  mbahet në kryeqytetin e Serbisë – Beograd, ndërsa marrin pjesë shtetet anëtare të Traktatit të Komunitetit të Energjisë si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

 
Në këtë takim janë paraparë  të diskutohen çështjet me interes të veçantë si: Efiçienca e Energjisë, Termocentralet, implementimi i Traktatit të Energjisë me theks në implementimin e Pakos së Tretë të Bashkimit Evropian, Strategjia e Energjisë në nivel të rajonit, Projektet me interes të Komunitetit të Energjisë si dhe implementimi i mekanizmit për kompensim ndërmjet OST (ITC-Inter TSO Compensation).


Ne këtë takim Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë pritet që të diskutojë edhe Raportin Vjetor të aktiviteteve të Komunitetit të  Energjisë, buxhetin, programin e punës dhe çështjet tjera që  lidhen me funksionimin e tij.

 
Ndryshe, vlen të theksohet se kjo është hera e parë që një ministër i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës merr pjesë zyrtarisht në një takim të nivelit ministror në Beograd.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)