Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj viziton Kosovën
Prishtinë, 16 maj - Sot në Prishtinë do të qëndroj për vizitë zyrtare delegacioni së Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë, i prirë nga Ministri Arben Ahmetaj, të cilin do ta pret Ministri i Financave Avdullah Hoti.
Në kuadër të vizitës do të mbahet edhe tryeza Dialogu ndërshtetëror: Të bërit biznes - sfidat e qasjes në tregjet respektive.
Në këtë tryezë do të marrin pjesë delegacioni i Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministri i Financave Avdullah Hoti, delegacioni i Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë i kryesuar nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, si dhe përfaqësues të odave/dhomave ekonomike të të dy vendeve.