Ministri Hoxhaj përkrah promovimin e ambienit afarist në Kosovë
Prishtinë, 22 shkurt - Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Visar Bajra, pati sot një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë të cilit ai e njoftoi me aktivitetet e OEAK-së ku mes tjerash potencoi rëndësinë që ka aplikimi i përfaqësimit të përbashkët konsullor në diasporë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me investimet potenciale ekonomike në vend.
Ministri Hoxhaj u pajtua plotësisht dhe ofroi përkrahjen e minstrisë që udhëheq ai për proceset që kanë ndikim në zhvillimin dhe promovimin e ambienit afarist në Kosovë.
Ai poashtu përmendi organizimin e forumeve ekonomike gjatë këtij viti në diasporë me fokus në sektorët e energjisë, minierave dhe mjedisit.
Me këtë rast të dy palët shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes profesionale për përmirësimin e klimës ekonomike në Kosovë.