Ministri Hoti takoi përfaqësuesin e BEI-së, Matteo Rivellini
Ministri Avdullah Hoti dhe shefi i Divizionit të BEI-së për Kosovë Matteo Rivellini, diskutuan gjithashtu edhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, ratifikimin e marrëveshjes për Linjën Hekurudhore dhe fillimin e implementimit si dhe bashkëpunimin në të ardhmen.
Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektet që do të vijnë në të ardhmen e afërt, si dhe për krijimin e ideve se si BEI do të ndihmojë Ministrinë e Financave në mënyrë sa më efikase.