Ministri Hoti shprehi përkrahjen për Doganën
Prishtinë, 10 tetor - Sot ministri i Financave Avdullah Hoti vizitoi Doganën e Kosovës ku u prit nga ushtruesi i detyrës së drejtori të përgjithshëm, Fahri Gashi dhe menaxhmenti I lartë i Doganës se Kosovës.
Ministri Hoti edhe gjatë kësaj vizite shprehi përkrahjen për punonjësit e doganës dhe i falënderoi ata për rezultatet e arritura, kjo përkrahje nuk do te mungoj asnjëherë ku behet fjalë për ruajtjen e integritetit të oficereve doganor dhe stafit udhëheqës të saj.
Ndërsa për zgjedhjen e drejtorit tha se çdo gjë do të shkoi sipas ligjeve në fuqi.
Nga ana tjetër U.D. i drejtori të Përgjithshëm, Fahri Gashi theksoi se Dogana do të vazhdoi me performancë të lartë dhe me zbatimin e detyrave të saj, dogana gjithmonë ka qenë një organizatë kredibile dhe e aftë për të përmbushur obligimet ligjore.