08 Nëntor 2024

Ministri Hoti priti në takim ambasadoren kroate Marija Kapitanović

Prishtinë, 19 dhjetor - Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kurtuazie ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë Marija Kapitanović, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast ministri Avdullah Hoti duke shprehur gatishmërinë e tij si ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional, e  vlerësoj lartë ndihmën e shtetit të Kroacisë për Kosovën, me theks të veçantë ofrimin e përvojës së shtetit Kroat për Kosovën në fushën e ekonomisë dhe financave në proceset integruese të saj në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim njoftues Ministri Hoti gjithashtu e njoftoi ambasadoren Marija Kapitanović, për masat që ka marr deri më tani Qeveria e Kosovës për ndryshimin e ligjeve të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes, tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë si dhe për politikat e reja fiskale që pritet të ndryshohen gjatë vitit 2017.

Ndërsa, ambasadorja kroate Marija Kapitanović, e falënderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit kroat për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit, sidomos në aspektin tregtar.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)