Ministri Hoti i gatshëm të bashkëpunoj me Odat Ekonomike
Prishtinë, 6 janar - Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Me këtë rast Ministri Hoti falënderoj Gërxhaliu për vizitën dhe shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tej me Odën Ekonomike të Kosovës.
Ndërsa, Gërxhaliu uroj Ministrin Hoti për funksionin e ri dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të institucionit të cilin e drejton për bashkëpunim dhe mbështjetje.
Ministri Hoti, gjithashtu sot u takua edhe me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka. Ata biseduan për rritjen e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Zeka falënderoj Ministrin Hoti për pritjen dhe njëherit në emër të tij dhe të Odës Ekonomike Amerikane uroj atë për funksionin e ri.
Ai gjithashtu u shpreh se Oda Ekonomike Amerikane është e përkushtuar që të rrisë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve në aspektin ekonomik .