17 Nëntor 2024

Ministri Hoti do të udhëtoj për vizitë zyrtare në Austri

Prishtinë, 9 mars - Ministri i Financave Avdullah Hoti sot do të udhëtoj për në Austri, ku me ftesë të  Guvernatorit të Bankës Kombëtare të Austrisë z. Ewald Nowotny do të merr pjesë në konferencën me temën “Ballkani Perëndimorë - 15 vite të tranzicionit ekonomik”.

Konferenca organizohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Kombëtare e Austrisë në koordinim me Joint Vienna Institute.

Në këtë konferencë do të diskutohet për politikat makroekonomike dhe strukturore si dhe për zhvillimin dhe stabilitetin e sektorit financiar.

Gjatë vizitës në Austri, ministri Avdullah Hoti pritet të takohet edhe me ministrin e Financave të Republikës së Austrisë z. Hans Jӧrg Schelling.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)