Ministri Hamza thekson nevojën e disiplinës financiare
Prishtinë, 13 prill - Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Ministri i Financave ka njoftuar kabinetin qeveritar me situatën financiare dhe të projekteve zhvillimore të Qeverisë.
Në prezantimin e tij, ministri Bedri Hamza ka përmendur treguesit makroekonomik zhvillimor dhe trendët e zhvillimit të tyre, që paraqesin rëndësi për zhvillimin e vendit.
Ai ka theksuar nevojën e disiplinës financiare për të ruajtur trendët pozitive të zhvillimit në Kosovë, por ka theksuar edhe sfidat që paraqiten në këto zhvillime.
Kabineti Qeveritar ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat do të preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Kompleksit Rezidencial Qeveritar” në zonat kadastrale të Prishtinës, dhe Graçanicës.
Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme, është bërë plotësimi i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” me një anëtar nga lista e kandidatëve të përzgjedhur për anëtar të këtij bordi.