Ministri Hamza jep dorëheqjen
Zëvendësministri Ramadan Avdiu i tha Gazetës Jeta në Kosovë se dorëheqja e tij e paralajmëruar si dhe ajo e ministrit Hamza vijnë ashtu siç ata kishin planifikuar.
Pas përmbylljes së vitit që lamë pas, si dhe aprovimit të buxhetit dhe kryerjes së obligimeve tjera brenda në ministri, edhe ministri Hamza e ka shpalosur propozimin e tij për dorëheqje, pasi ka objektiva të tjera, i ka thënë Avdiu, Gazetës Jeta në Kosovë.
Pas përmbylljes së vitit që lamë pas, aprovimit të buxhetit si dhe kryrjes së obligimeve tjera brenda ministrisë, ministri ka shprehur propozimin e tij për dorëheqje, shtoi zëvendësi i deritashëm i Hamzës.
Gazeta Zëri shkruan se ministri Hamza pritet të emërohet përfaqësues i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Washington, ose guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të cilën pozitë aktualisht është duke e ushtruar Gani Gërguri.
Avdiu tha se ministri aktual ka ambicie për një post brenda vendit, por pa dhënë detaje të tjera.
Ramadan Avdiu kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij si nga posti i kryetarit të Degës së Partisë Demokratike në Prishtinë dhe nga pozita e zëvendësministrit. Kjo pasi ai është emëruar si konsull i Përgjithshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme në Konsullatën e Gjenevës, ku edhe e ka familjen.
Avdiu ka thënë se ai dhe ministri Hamza, postet brenda ministrisë nuk do ti lëshojnë që të dy njëkohësisht.
Nuk do ti lëshojmë postet në të njëjtën kohë, unë do të jem këtu derisa të emërohet ministri i ri, tha Avdiu.
Ai nuk ka dashur të spekulojë për emrat e mundshëm në postet e ministrit dhe zëvendësministrit të ardhshëm në Ministrinë e Financave.