Ministri Hamza informon bizneset me ndryshimet e politikave fiskale
Prishtinë, 3 tetor - Ministri i Financave Bedri Hamza do të mbajë sot publik me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Ministri Bedri Hamza do të informojë bizneset për punën dhe angazhimin e Ministrisë së Financave në lidhje me ndryshimet e politikave fiskale të cilat po ndodhin tani, për iniciativat e reja të Ministrisë së Financave, si dhe për dëgjimin e kërkesave të bizneseve të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet në të ardhmen.